Nis sezoni i ri i ‘Fair Play’ në Syri TV, presidenti i kampionëve flet për bojkotin

Nis sezoni i ri i ‘Fair Play’ në Syri TV, presidenti i kampionëve flet për bojkotin

22:11, 13/09/2020

Nis mbrëmjen e sotme sezoni i ri i emisionit “Fair Play” nga Enkeleida Zeko në Syri TV, ku tema e parë në këtë ristartim është për bojkotin e kampionatit nga skuadrat e Superligës.

Siç është konfirmuar, Liga Profesioniste e Futbollit e përbërë nga presidentët e klubeve të elitës së futbollit shqiptar i ka kërkuar qeverisë të plotësojë 4 kërkesa dhe nga mosplotësimi i tyre bëri që të bojkotohet nisja e kampionatit të ri.

Në panelin e të ftuarve për të folur për bojkotin e kampionatit të ri janë presidenti i Tiranës kampione, Refik Halili, Profesor Doktor Artan Shyti, juristi Artur Çobani dhe analisti sportiv Tami Kona.

Presidenti i kampionëve të vendit, Refik Halili, deklaroi: “Unë kam qenë pjesë e kësaj mbledhjeje dhe kemi marrë një vendim për të mirën e futbollit. Ne kemi bërë një kërkesë, por nuk ka shkuar te njeriu i duhur. Njerëzit atje e kanë parë si gjë të vogël, ndaj nuk ja kanë çuar kërkesën tonë atje ku duhet. Ne nuk kemi kërkesa politike, por si njerëz të futbollit”.

 

   

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco