Milani synon të arrijë marrëveshjen me Chelsean për Tiemoue Bakayoko

Milani synon të arrijë marrëveshjen me Chelsean për Tiemoue Bakayoko

17:58, 13/09/2020

Një mesfushor i ri për Piolin. Drejtuesit e Milanit, pavarësisht blerjeve të fundit, vazhdojnë të mendojnë për përforcime te reja dhe nuk përjashtohet ndonjë goditje surprizë për ta “blinduar” mesin e fushës.

Tiemoue Bakayoko vazhdon të mbetet objektivi kryesor i kuqezinjve, por duke parë vështirësitë për të arritur një marrëveshje me Chelsea-n, klubi italian po shikon alternativa të tjera.

Florentino Luis i Benficas dhe Boubakary Soumare i Lille janë në listën e merkatos së kuqezinjve.

Sipas mediave italiane, klubi nga Milanello po vëzhgon nga afër një tjetër futbollist, që për momentin nuk dëshiron ta bëjë publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco