Aksioni opozitar, i konceptuar si një platformë publike ku deputetë, përfaqësues politikë dhe qytetarë mund të marrin fjalën për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të denoncuar praktika të dyshuara korruptive të qeverisë do të mbahet edhe këtë të hënë para Kryeministrisë.
Protesta e opozitës nisi pas vendimit të institucioneve të drejtësisë për të marrë të pandehur zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ky vendim është kundërshtuar nga Kryeministria dhe është apeluar në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë, brenda radhëve të opozitës janë shtuar thirrjet për protesta më të gjera dhe më të vazhdueshme kundër asaj që ata e cilësojnë si keqqeverisje dhe korrupsion në nivele të larta.
© SYRI.net