Ekzekutimi në Elbasan/ Noka: Shqipëria në duart e karteleve, shtet i drejtuar nga krimi!

Ekzekutimi në Elbasan/ Noka: Shqipëria në duart e karteleve, shtet i drejtuar nga krimi!

22:46, 30/11/2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Noka akuzoi qeverinë për kolaps total të rendit dhe sigurisë publike.

Në reagimin e tij, Noka thekson: “Shqipëria është në duart e karteleve, qytetet kontrollohen nga krimi, ndërsa shteti drejtohet nga narcos.”

Noka denoncon dështimin e institucioneve për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe krimin e organizuar që po dominon mbi shtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco