Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e sotme.
Një biznesmen është vrarë me armë zjarri në ambjentet e biznesit të tij në Unazën Jugore te qytetit.
Ai është Mondi Mëhalla dhe sipas burimeve ka ndërruar jëtë në automjetin ku është qëlluar.
Viktima është, pronari i clabit "Hollyvood Lounge Bar". Zotëronte dhe një pikë karburanti Xhaxhi Oil si dhe një kompani taksish e transporti.
Bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në afërsi të një karburanti.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset e qytetit, teksa mësohet se ambjenti ku ka ndodhur vrasja është i survejuar me kamera sigurie.
© SYRI.net