Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka deklaruar pas seancës se ekipi mbrojtës ende nuk është njohur me të gjithë materialet e dosjes, e cila përmban mbi 70 mijë faqe.
Ai tha se kjo është arsyeja e shtyrjes së gjyqit, dhe se seanca e radhës është caktuar në datën 5 dhjetor, ndërsa sipas tij mund të mos përfundojë atë ditë, pasi procesi i njohjes me aktet kërkon kohën e duhur për të garantuar një procedurë të rregullt dhe ligjore.
Cakrani bëri të ditur se edhe vetë Ilir Meta ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha aktet, pasi deri tani është njohur vetëm me akuzën.
Kujtim Cakrani: Kolegu im i cili u prezantua, do njihet me aktet. Aktet ju e dini që janë goxha, janë rreth mbi 70,000 faqe. Pa dyshim do marri kohën e duhur dhe do zhvillohet seanca në datën pesë. Pa dyshim që në datën pesë nuk do përfundojë, sepse ne do vazhdojmë akoma me procedurën tonë për t'u njohur me aktet. Gjithashtu dhe zoti Meta kërkoi vetë, prokuror gjykatës që të njihet dhe ai me akte, sepse dhe ai nuk është njohur, është njohur vetëm me akuzën, por nuk është njohur me aktet. Dhe në kuptim të kësaj, pra, duke u bazuar për të bërë një proces sa më të rregullt të të drejtë ligjor, ne kërkuam që të posedojmë aktet, pra, avokati, edhe zoti Meta dhe të vazhdojmë gjykimin në datën pesë.
© SYRI.net