A është SPAK një Mjet Politik në Duart e Ramës apo një Strukturë e Pavarur Kundër Korrupsionit?
Një debat i nxehtë ishte sot në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv mes Çim Pekës dhe analistit Lorenc Vangjelit.
Analisti Lorenc Vangjeli pranon se Rama ka ndikim në SPAK por thotë se ndikimi është në segmente të caktuara. Si shembull sjell marrjen e pandehur të Belinda Ballukut dhe arrestimin e Erion Veliajt, të cilat I quan kosto të larta për Ramën.
Lorenc Vangjeli: Po Rama ka ndikim domethënës në segmente të caktuara të SPAK por jo mbi të gjithën e jo mbi frymën.
Cim Peka: Deri sot fryma e SPAK ka qenë Rama deri tek Belinda
Lorenc Vangjeli: Faktet që dalin…
Cim Peka: Kanë vjedhur 13 vite rresht dhe faktet do dalin. A e di që i ka çuar gruaja në SPAK. Si të vjedhësh do të dalin faktet.
Po të mos kontrollohej SPAK, Veliaj do të padihej për inceneratorët, jo për mbathjet.
Nga inceneratori për mbathje grash e di të rëndë ti?!
Lorenc Vangjeli: Largimi i Veliajt ishte kosto politike ndaj Ramës. Mund të mos e donte ditë e natë por nuk do e donte të largohej me këtë mjet.
Zonja Balluku. E fundit që do të donte zoti Rama nga zonja Balluku ishte ti shpikej kjo bela e re të cilës ne i kemi parë vetëm një pjesë të vogël të majës së ajsbergut. Nëse do të kontrollonte SPAK padyshim që një pjesë e madhe e hetimit nuk do të përqëndrohej këtu. Ky është rasti i dytë. Po ka pasur raste kur SPAK ka fryrë mbi velat e Ramës.
Rama nuk e kontrollon dot SPAK-un në tërësi, mund të ketë ndikim por jo në tërësi.
Në kam përshtypjen se amerikanët janë edhe më fort pas, si ‘bunker’ që ata njerëz të jenë të mbrojtur nga presionet politike, mediatike, të krimit të organizuar, e biznesit.
© SYRI.net