Qarku Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa në zonat mbi 750 metra lartësi janë shënuar reshje bore.
Korrespondentët e Syri TV shprehen se për shkak të motit, disa segmente të rrugëve nacionale janë prekur nga rënie gurësh, inerteve dhe vërshime uji. Megjithatë, subjektet kontraktore po punojnë pa ndërprerje për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të akseve. Të gjitha rrugët nacionale mbeten të qarkullueshme.
Bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk kanë raportuar problematika emergjente deri në këtë moment.
Në gjithë territorin e qarkut furnizimi me energji elektrike është normal, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm kryhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.
© SYRI.net