VIDEO/ Pas 8 orësh i ngujuar me Ballukun/ Edi Rama largohet nga Kryeministria

19:56, 20/11/2025

Pas 8 orësh ngujim me Belinda Ballukun, Rama ka dalë i vetëm nga Kryeministria pas çaste më parë.

Kryeministri ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë lidhur me situatën e krijuar me zëvendësen e tij, e cila tashmë është pezulluar nga ky post me një vendim të GJKKO.

Ende nuk dihen informacione nga diskutimet e gjata mes Ramës dhe Ballukut, të cilët qëndruan në zyrë që prej mesditës.

Shkak për daljen e Ramës, mësohet se është bërë shtrimi i një darke në nder të Komisioneres Marta Kos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco