Nga SYRI TV
Belinda Balluku po hetohet edhe për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe me vlerë prej rreth 24 milionë eurosh. Dyshimet janë se edhe fituesi i këtij tenderi është paracaktuar nga Belinda Balluku dhe Evis Berberi, ashtu si tenderi i Tunelit të Llogarasë. Ndonëse në garë morën pjesë 8 kompani, por ARRSH shpalli fitues tre kompani, që ofruan deri në 5 milionë euro më shumë se pjesëmarrësit e tjerë në garë. Për shkak të skualifikimit të ofertave më të ulëta ekonomike, tenderi I ndërtimit dhe supervizimit të lotit 4 të unazë së Tiranës, janë shënuar me Flamur të kuq.
Dosjes së tunelit të Llogarasë, që përbën një aferë më shumë se 200 milionë euro, SPAK i ka bashkëngjitur edhe një tjetër dosje.
Bëhet fjalë për tenderin e ndërtimit të Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kap një vlerë rreth 24 milionë euro me tvsh. Ashtu si në rastin e Tunelit të Llogarsë, edhe te ndërtimi i Lotit 4 të Unazës së Madhe, dyshimet janë se Belinda Balluku dhe Evis Berberi kanë paracaktuar fituesin e tenderit.
Sipas të dhënave të Openprocurment, gara për tendering e Lotit 4 të Unazësë Madhe u hap në datën 16 gusht 2021 dhe u mbyll në datën 16 shtator të atij viti.
Ndërsa fituesi u shpall në datën 7 tetor 2021.
Në garë morën pjesë 8 kompani, por ARRSH ka skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit në garë, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve EUROTEOREMA PEQIN shpk - “PE-VLA-KU” sh.p.k - “NOVA Construction 2012” shpk, me ofertë 23.8 milionë euro me tvsh.
Sipas Openprocurment, ky tender është vlerësuar me Flamur të kuq, për shkak se nga gara janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë pjesëmarrës, ndonëse disa prej tyre kanë ofruar deri në 5 milionë euro më pak se operatori fitues, për ndërtimin e lotit 4 të unazës së madhe të Tiranës.
Jo vetëm tenderi i ndërtimit, por edhe supervizimi i lotit 4 të Unazës së Madhe, dyshohet se është abuziv dhe po hetohet nga SPAK.
Edhe ky tender është mbajtur në muajin tetor të vitit 2021, me vlerën e fondit limit prej 200 mijë eurosh. Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, ndërsa në përfundim fitues është shapllur bashkimi I operatorëve P.C.S.COMPANY SHPK - INVICTUS - HYDRO-ENG CONSULTING - STUDIO SERVICES “K – SA”me ofertë rreth 220 mijë euro me TVSH.
Edhe ky tender është përcaktuar me Flamur të kuq nga openprocurment Albania, për shkak Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit dhe skualifikim i ofertës vlerë më e ulet.
Dyshimet janë se në të dy tenderat, fituesit janë paracaktuar, ndërsa ARRSH ka shpallur fitues kompanitë që kanë ofruar ofertat më të larta financiare, ndonëse në garë kanë marrë pjesë komopani me oferta më të ulëta ekonomike por që janë skualifikuar në bazë të arguementeve qesharake.
© SYRI.net