SYRI TV/ Rama e Balluku shfaqen pas shumë kohësh, opozita i kthen shpinën Ramës në Kuvend

16:05, 19/11/2025

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun në seancën parlamentare, duke akuzuar opozitën se përse kërkojnë llogari për vjedhjet e konfirmuara tashmë nga SPAK. Rama justifikoi aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Inceneratorët, ndërsa për vjedhjen e fondeve të IPARD, kryeministri u shpreh se si këto lloj vjedhjesh ndodhin edhe në vendet e Bashkimit Europian, e kjo konfirmohet nga çelja e negociatave. Që në nisje të fjalës, opozita i ktheu kurrizin kryeministrit në shenjë protestë për aferat korruptive dhe kthimin e kurrizit që i ka bërë qytetarëve në 12 vitet e qeverisjes.

Nga SYRI TV

Seanca plenare dedikuar miratimit të buxhetit të2026 në kuvend u shoqërua me  përplasje e tensione mes maxhorancës me opozitës, teksa prevaluan debatet për korrupsionin qeveritar dhe aferën  me tunelin e llogarisë, për të cilën numri 2 i qeverisë Belinda Ballaku është marrë e pandehur në SPAK.

Për herë të parë, kreu i qeverisë Edi Rama dhe zëvëndësja e tij Belinda Balluku u shfaqën në parlament, pas shmangjes  që i kanë bërë seancave dhe kerkasave të opozitës për debat lidhur me skandalin e aferës 50 mln euro me tunelin e llogarase

Image

 

Pas debatave  për proceverbalin, fjalën e mori menjëherë kryeministri Rama.  Teksa ai ju frua foltores për të folur mbi projektbuxhetin, deputetët e opozitësm, I kthyen shpinën në kuvend, në shenjë simnbolike, për shpinën që sipas tyre qeveria u ka kthyer shqiptarëve me buxhetin e ri

Image

Gjatë fjalës së tij, kryemninistri Rma ajustifikoi publikishte korrupsionin me tunelin e Llogarasë dhe aferën e inceratorëve, duke marrë në mbrojtje zv kryeministren Belinda Balluku.

Në kundrapërgjigje, kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi, solli në parlament, përgjimet e Ballukut për vjedhjen  të paltën 50 mln euro  me taksat e shqiptarëve, ndërsa hodhi akzua se autori I vërtet I aferës, eshte vetë edi rama

Edi Rama: “Për sa i përket tunelit të Llogarasë, ai 50 milionë euro është si 450 milionë euro i inceneratorit"

Gazment Bardhi: Po ty çfarë të detyron të bësh avokatin e një të pandehure për abuzim të fondeve publike?

Ndërkohë kreu i qeverisë  justifoi edhe mbedhje e fondeve e IPARD të BE në bujqësi, duke habitur me deklarën e tij, se  korrupsioni e vjedhja ndodh kudo në BE, dhe se shqiptarët duhet të mësohen me këtë.

“OLAF, që bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023 nuk ka gjetur shkelje të së njëjtës natyrë si në Shqipëri, vetëm në këto vende: Luksemburg, Qipro, Holandë,” tha ai

Opozita  e cilëson projektbuxhetin e 2026 të qeverisë, si buxhetin e krimineleve dhe  oligarkëve, që lë pa mbështetje qytetarët

Ndërkohë që në nisje të seancës plenare maxhoranca refuzoi edhe kerkesën e opizitës për moccion me debat për miratimin e minimumit jetik, duke nxitur debate e akuza të ndërsjellta.

Debatte pati edhe për përjashtimin e liderit të opozitës Sali Berisha nga seancat plenare, vetëm pse kundërshtoi projektligjin e  barazisë gjinore, të miratuar me votat e socialistëve në seancën e shkuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco