Një skandal po ndodh në Kuvend. Numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, zv/kryeministrja e marrë e pandehur nga SPAK për një aferë korruptive 190 mln euro të tunelit të Llogarasë flet në Kuvend si të mos kishte ndodhur asgjë, në vend që të jepte dorëheqjen e të përballet në SPAK.
Kjo situatë shkaktoi debat në kuvend, opozita bojkotoi seancën gjatë kohës që fliste ndërsa Peleshi përjashtoi nga salla deputetin e partisë ‘Mundësia’ Agron Shehaj.
“Ju e keni kthyer në normalitet faktin që përjashtoni deputetë nga seanca. Kjo është salla ku deputetët ushtrojnë detyrën e tyre. Si rregull, po të ishit në lartësinë e detyrës, do të duhej të kishit nxjerrë nga salla kolegët që, në vend që të ndëshkojnë korrupsionin e Belinda Ballukut, e duartrokasin atë, duke i inkurajuar secilit prej ministrave që të bëjnë korrupsion. Këta duhet të kishin dalë jashtë. Inkurajojnë një person që ka vjedhur 50 milionë euro vetëm me një firmë. Vijnë në sallë jo për të përfaqësuar interesin e qytetarëve, por për të duartrokitur një të pandehur për korrupsion. Është e turpshme që një koleg që reagon ndaj kësaj sjelljeje përjashtohet. Ky është turpi juaj, Kryetar!”
Niko Peleshi: “Mos u nxehni. Nëse duatrokitja do të ishte në kodin e sjelljes do të kasha marrë masë’
Klevis Balliu: "Po u tha një fjalë Ramës e Belindës përjashtohesh. Këtu çfarë si thuhet opozitës asnjë fjalë nuk nxirret'
© SYRI.net