'Asambleja e OSBE'/ Mediu ngre shqetësimin për zgjedhjet e 11-majit: ODHIR faktoi degradimin e demokracisë

'Asambleja e OSBE'/ Mediu ngre shqetësimin për zgjedhjet e 11-majit: ODHIR faktoi degradimin e demokracisë

13:34, 18/11/2025

Në Asamblenë Parlamentare të OSBE, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ngriti shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri, kriminalizimin e votës dhe lidhjet e qeverisë me narko-trafikantët. Mediu solli në vëmendje edhe raportin e vëzhguesve të ODHIR, që fakton të gjitha shkeljet në zgjedhjet e 11 majit, teksa kërkoi një asamble më të fortë të OSBE-së, duke theksuar se veprimet vlejnë më shumë se fjalët.

 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, nga ku foli për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri dhe raportin e vëzhguesve të ODHIR-it, i cili faktoi degradimin e demokracisë, shitblerjen e votës dhe shtetin elektoral.

Mediu renditi të gjitha shkeljet që shoqëruan procesin zgjedhor, duke u ndalur veçanërisht tek ndikimi i krimit dhe drogës në zgjedhje.

Raporti i OSBE/ODIHR konfirmon shkelje sistemike, përfshirë intimidimin, blerjen e votave, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale për të ndikuar listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.

Raporti paralajmëron se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka thelluar presionin elektoral dhe ka gërryer besimin tek demokracia. Po ashtu ngrihet shqetësimi për instrumentalizimin të drejtësisë dhe përdorimin e saj kundër liderëve të opozitës para zgjedhjeve.

Sipas Mediut, ndikimi dhe lidhjet me narkotrafikun në Amerikën e Jugut paraqesin kërcënim të sigurisë jo vetëm për Shqipërinë.

Është alarmante që në Shqipëri paratë e drogës pastrohen, ndërkohë që infiltrimi kriminal përhapet me shpejtësi. Duket qartë se “Qeveria nga populli, me popullin dhe për popullin” është zëvendësuar me “Qeverinë nga grupe interesi, me grupe interesi për pushtet dhe para”.

Përballë kësaj situate, Mediu tha se mbështet idenë e një asambleje më të fortë të OSBE-së, ndërsa theksoi se veprimet flasin më shumë se fjalët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco