Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka përmbyllur protestën qytetare tek kryeministria, duke u shprehur se, ‘foltorja’ është shndërruar tashmë në një lëvizje të fuqishme politike e shoqërore, e cila synon t’i japë fund regjimit aktual dhe të rivendosë parimet themelore të demokracisë’.
Brisha falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe ndjekësit, ndërsa u shpreh se foltorja do të vazhdojë në të njëjtin shesh ‘deri në fitore’, duke sinjalizuar intensifikim të lëvizjes politike në terren.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.
Kjo është foltore themelore.
Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton.
Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi.
Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare.
Mirupafshim në foltoren tjetër po në këtë shesh.
Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore.
© SYRI.net