SYRI TV/ Berisha fton qytetarët të jenë pjesë e protestës: 'Sot në orën 18:00 protesta para kryeministrisë'

15:59, 17/11/2025

Pak ore para protestës kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha fton qytetarët që të jene pjesë e foltores para kryeminisrtise  në orën 18:00, me kërkesën e vetme dorëheqjen e kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku dhe për të ecur drejt qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në një konferencë me gazetaret kreu i opozitës ka deklaruar se do të nis sezoni i protestave dhe do  të vijojnë deri ne realizimin e qëllimit që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë

Sipas Berishës, Edi Rama ka konfiskuar parlamentin dhe  rruga e vetme është protesta. Kryedemokrati theksoi se protesta sot para kryeministrisë është një foltore ku do flasin deputetët dhe qytetarët

Gjithashtu Berisha u ndal edhe te ministrat që janë në hetim duke bërë një krahasim që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, ministrat që shkonin në prokurori jepnin dorëheqjen ndërsa në qeverisjen e Ramës ata vijojnë të jenë në punë edhe pse janë marrë te pandehur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco