Sina për 'Syri i Botës': Kryebashkiaku që e bëri dembel Nju Jorkun dhe pasardhësi që e shpëtoi nga mafia

18:17, 16/11/2025

Gazetari Beqir Sina, i ftuar në emisionin “Syri i Botës” në Syri TV, ka ndarë një rrëfim personal mbi zhvillimet politike dhe transformimet e thella që ka përjetuar New York-u gjatë viteve të para të qëndrimit të tij në SHBA.

Sina kujtoi periudhën kur mbërriti për herë të parë në New York, një kohë kur qyteti po përgatitej për zgjedhjet e reja për kryebashkiak. Në krye të bashkisë ndodhej Charles Dinkins, të cilin ai e përshkroi si një drejtues me marrëdhënie të theksuara sociale me popullsinë njujorkeze. Sipas Sinës, Dinkins u mbështeste gjerësisht shtresat e ulëta dhe të mesme përmes programeve sociale, gjë që, sipas tij, ndikoi në uljen e ritmit të zhvillimit dhe krijoi një klimë dembelizmi në qytet.

Gazetari theksoi se ndryshimi i madh erdhi pas Dinkins, me zgjedhjen e Rudy Giulianit, i cili sot konsiderohet nga shumë si një nga kryebashkiakët më të suksesshëm të New York-ut. Sina u ndal tek politika e ashpër e Giulianit kundër grupeve mafioze, duke përmendur emra të njohur të krimit si John Gotti, si dhe ndikimet historike të Al Capone.

Sipas tij, Giuliani tregoi vendosmëri të jashtëzakonshme duke goditur mafien njujorkeze dhe duke i rikthyer kontrollin policisë. Ai vendosi rregull, uli ndjeshëm kriminalitetin, zhduku prostitucionin dhe e transformoi qendrën e New York-ut, e cila në fillim të viteve ’90 ishte e mbushur me peep-show dhe drita të kuqe. “New York-u u bë një qytet modern europian,” tha Sina.

Në vijim, gazetari u ndal edhe tek roli historik i Giulianit gjatë ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, të cilat i cilësoi si momentet kur ai arriti kulmin e ndikimit dhe angazhimit të tij publik.

Rrëfimi i Sinës sjell një panoramë të qartë të ndryshimeve të mëdha që përjetoi New York-u, nga periudha e politkave sociale të Dinkins tek reforma e hekurt e Giulianit, e cila la gjurmë të pashlyeshme në historinë e qytetit.

Sina:

Një pyetje, një pyetje shumë interesante kjo dhe për të treguar atë se si erdhi deri këtu tek zgjedhja e një majori të ri dhe një njeriu të panjohur fare. Në vitet e para kur kam ardhur këtu në,  New York, atëherë ishte dhe periudha që ishin dhe zgjedhjet e reja të qytetit për kryebashkiakun e ri. Dhe në krye të, të bashkisë ishte një,kryetar bashkie me ngjyrë, i quajtur Charles Dinkens.

Charles Dinkens ishte një major i cili mbahet mend, edhe unë e mbaj mend me atë që e gjeta pra në atë kohë, që ka pasur atë veçorinë e tij, po, në qoftë se do të bëjmë edhe një përcaktim ose pasaporta e tij ka qenë ajo e marrëdhënieve sociale me elektoratin, me popullsinë njujorkeze.

Një marrëdhënie sociale e cila ishte paksa e tepëruar dhe e ekzagjeruar, sepse i jepte shumë krahë dhe shumë, shumë favore kësaj shtrese, shtresës e cila ishte shtresa e ulët, shtresa e varfër dhe shtresës së mesme. E përkrahte shumë me këto ndihmat sociale dhe e dembelosi qytetin. E bëri qytetin një qytet dembel, por një qytet që jetonin që të gjithë gati-gati njëlloj.

Edhe pas tij pastaj erdhi mbas Charles Dinkens erdhi dhe i famshmi dhe që konsiderohet edhe si majori më i mirë i qytetit dhe më i suksesshmi deri tani, është  Rudy Giuliani. Rudy Giuliani, me ardhjen, me ardhjen e Rudy Giulianit në New York, New Yorku i cili njihej për atë kontrollin e këtyre grupeve, grupeve gangstereske, të gangsterave të mëdhenj, siç ishte John Gotti, ose siç ka qenë Al Capone me ndikimet e tij nga Chicago në New York me grupet e tyre të mafies italiane, italiano-amerikane.

Dhe Giuliani ishte nga ata majorët që e mori atë guximin dhe shkatërroi mafien njujorkeze, pra, e goditi rëndë këtë mafien dhe e mori kontrollin, e qytetit e mori policia. Dhe për këtë, Rudy Giuliani do të mbetet si nga ë kryetarët e bashkisë, ose mayor, nga, më të suksesshmit e New York-ut për atë që realizoi në, në periudhën e tij, pra, në ato dy mandatet e tij.

Vuri rregullin, vuri disiplinën, zhduku mafien, zhduku gangsterizmin në qytet, uli numrin e vrasjeve, zhduku prostitucionin. 

E zhduku komplet. I mbylli të gjitha , qendra e New York-ut në vitet '93, '94. '90-ën që e gjeta unë, po '93-'94, ishte, ishte komplet qendër e prostitucionit. Ishin këto peep show, ishin këto prostitucioni në rrugë, njëra-tjetrën. Që të gjitha u pastruan, u pastrua, New York-u u bë një qytet modern europian, pa këto ngjyrat e kuqe, këto dritat e kuqe që janë këto. Pra, ky pati një sukses. Pastaj kulmi i tij arriti që e kapi dhe ishte fati i tij domethënë që ndodhi që të bënte një angazhim të tillë, ishin ngjarjet e 9/11, pra ishin ngjarjet e vitit 2001.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco