Hetimi i Majlinda Bufit/ Berisha: Skapi i partisë lufton për statistika. I zhgënjyer nga akuzat boshe

Hetimi i Majlinda Bufit/ Berisha: Skapi i partisë lufton për statistika. I zhgënjyer nga akuzat boshe

13:56, 15/11/2025

Lidhur me hetimin e nisur ndaj Majlinda Bufit, kreu i PD u shpreh se nuk është asgjë tjetër veçse për statistika.

Berisha: Majlinda Bufi, shoferi i të cilës njëlloj si shoferi i këtij transportonte drogë, kishte 1 mijë probleme dhe unë dua të shoh, sepse çfarë ndodh me këta të pandehurit e Skapit.

Gjer sot nga të gjithë shifrat që japin ka vetëm dy të dënuar për korrupsion. Është i dënuar Lefter Koka dhe akoma në formë jo përfundimtare dhe Alqi Bllako.

Këta luftojnë për statistika, prandaj dhe nuk mund të kem besim pa parë rezultatin se çfarë po ndodh. Që bufi ishte një delinkuente e kanë denoncuar me dhjetëra herë qytetarët dixhital dhe unë kam publikuar statuse. Por cili do jetë përfundimi këtë mbetet për ta parë se jam i zhgënjyer nga moria e pafundme, e akuzave boshe.

A mund të imagjinoni ju, Skapi i partisë ka lëshuar 251 mandate arresti kallp. I kanë njoftuar përpara dhe kanë ikur, të pa ekzekutuar. Po të shohësh statistikat ti, ato thonë se janë qindra e qindra. Që të gjithë janë fëmijë të rinj, qytetarë për gjëra minimale që normalisht nuk duheshin marrë fare në ndjekje penale.

Ndaj nuk duhet të ngutemi, por të ndjekim dosjen e Majlindës e cila është një delinkuente në të gjitha aspektet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco