Ish-prokurori: Ina Rama shpëtoi Lul Bashën, ai i ktheu reston dhe e votoi në KPA

14:24, 15/11/2025

Ish-Prokurori Ervin Karanxha është shprehur se Lulzim Basha është shpëtuar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama 2 herë, një herë për ngjarjet e 21 Janarit dhe një herë për Rrugën Durrës-Kukës.

Komentet Karanxha i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli, ku tha se Basha ia ktheu ‘nderin’ Ina Ramës, duke e votuar në KPA.

 “Ina Rama për çështje proceduriale, për çështjen Durrës-Kukës, për parashkelje të rëndë të procedurës, e zgjati afatin e hetimit dhe shpëtoi Lulzim Bashën. Në 21 Janar çështje proceduriale që duhet të ishte hetuar me nenin 9, se për këtë duhet të hetohet, pse nuk bëre kompetencat. Nuk ke kompetencë për vrasje, ke shpërdorim detyre.

Dhe Lulzim Basha e voton Ina Ramën në KPA. A është në dukje korrupsion kjo, pra më bëj këtu, të ta kthej këtu. Ndërkohë që Sali Berisha ju e dini mirë edhe qëndrimin e tij para SPAK. Tani si ka mundësi që PD e ka sharë edhe publikisht, edhe i jep votën”, - tha mes të tjerash Karanxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco