Pas atentatit të rëndë të ndodhur në mesditë në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani (Sheqeri), policia ka gjetur mjetin e djegur të autorëve të dyshuar.
Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se gjatë kontrollit të zonës në fshatin Halil të Krujës, është gjetur një automjet tip “Toyota” që digjej, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit. Brenda makinës janë konstatuar 4 armë zjarri, që mendohet të jenë përdorur gjatë sulmit vdekjeprurës në Rinas. Sipas informacioneve të mëparshme është bër me dije se autorët kanë qëlluar me bbreshëri kallashnikovi drejt automjetit.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Krujë
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
© SYRI.net