Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur për nesër në orën 13:00 një mbledhje me kryetarët e degëve të partisë nga i gjithë vendi.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur ditën e sotme, u vendos që opozita të vendosë “Platformën e saj të rezistencës” përpara godinës së Kryeministrisë, si pjesë e një veprimi politik që, sipas Berishës, synon largimin e “dyshes më famëzezë të korrupsionit në historinë e Shqipërisë”, Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Burime nga PD bëjnë me dije se takimi i nesërm me kryetarët e degëve do të shërbejë për të përcaktuar kalendarin e veprimeve të mëtejshme dhe për t'u përgatitur për protestën kombëtare.
© SYRI.net