Ndodh në Vlorë: Nuk lejojnë të votojë ‘Ismail Qemalin’

12:50, 09/11/2025

Ismail Qemali (Ylli Meçaj) erdhi nga Italia për të votuar, por nuk e gjeti emrin në listat e votimit.

Ylli Meçaj artisti vlonjat i cili njihet për krijimin e figurës simbolike të plakut të Vlorës Ismail Bej Vlora erdhi nga Italia ku është emigrant prej vitesh së bashku me bashkëshorten ditën e djeshme, enkas për të votuar.

Ata prej vitesh jetojnë 100 metra larg shkollës nëntë vjeçare 28 Nëntori.

LEXO EDHE: 'Erdhën nga Italia për të votuar, por emri ynë nuk gjendet në listat e votuesve'/ Çift shqiptar: Jemi zhgënjyer, do ikim pa votuar

Kur është paraqitur në qëndrën e votimit me kartë e identitetit së bashku me bashkëshorten i kanë thënë që, nuk e keni emrat në listë, nuk votoni aty. 

Nga një kontroll që kanë kryer i kanë thënë që ata votojnë në Çentrale në ujin e Ftohtë.

"Nuk kemi pse bredhin se historikisht kemi votuar ktu, do ikim pa votuar, ka pohuar ai dhe është larguar nga qëndra e votimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco