'Ndiq paranë', vëlla Olsi e Balla te droga?! Ndiq Belën kap Edin...

'Ndiq paranë', vëlla Olsi e Balla te droga?! Ndiq Belën kap Edin...

12:16, 07/11/2025

Po ndoqe paranë Balluku të çon te Rama. Balla të çon te Rama. Olsi gjithashtu. Një rrjet medie investigative evropiane "Ndiq paranë" kthehet me një raportim të zgjeruar për Shqipërinë. Shkurt. Narcoshtet. Në mes të gjetjeve janë disa me peshë të madhe të kthyera në akuzë për shumë emra dhe institucione. Gratteri i antimafias nuk mungon me përgjigje.

Ata përmendin provën e faktuar me dokumente se Olsi Rama drejtonte makinën e trafikantlve të drogës. E laboratorit të kokainës në Xibrakë. Ishte pjesë e tyre. Por SPAK e ka amnistuar. Asnjë prokuror nuk gjeti këllqe të publikojë fotot e tij nga dosja gjermane e shqiptare më pas. Ata falën nga frika vëllanë kryeministrit. Shpërdoruan detyrën. Dhe u shpërblyen prej tij. Nuk vepruan. Ky procedim djegës për prokurorët kthen në hetim Edi Ramën. Se paku në hetim pasuror në kuadër të ligjit antimafia, si person i lidhur me të vëllanë. Deklarohej se kishin aksesuar përgjime të Taulan Ballës me trafikantë droge. Ish ministri i brendshëm, kryeparlamentari i grupit socialist është gjendur shpesh në akuza të tilla.

Fetahu, një gjykatëse e dënuar për lidhje me Suel Çelën dhe bandën e tij, mori vendim të asgjësohen përgjimet ku Taulant Balla fliste me emra të dyshuar në krim. Kur u vranë pjesëtarë të fsmiljes Çapja. Balla i ky akuzuar për lidhje të njëjta me Çelën. Kujtojmë 2017 kur oficeri i infiltruar Emiljano Nuhu, akuzonte Ballën pikërisht për telefonatë të përgjuar me Suel Çelën për tre milonë euro dhënë PS në fushatë elektorale në këmbim favoresh.

E kërkesa e atij përgjimi ishte heqja e 11 oficerëve drejtues në Elbassn se banda donte kontrolll territori. Dhe ndodhi. Më pas Bajrët. TIMS. Toyota Auris, e njaft të tjera. Struktura e Posaçme ka rikthyer në hetim çështjen e shembjes së ndërtime të 5 Maji. Erion Veliaj dhe Arbër Mazniku jabë nën këtë akuzë. Bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali ka qenë së fundmi në Strukturën e Posaçme. Olta Xhaçka rikthehet te hetimrt për bazat detare në Sarandë e Shëngjin e mjaft investime të tjera të dyshimta si ajo në Himarë apo Secret Carden në Tiranë. Belinda Balluku është e pandehura më e re e qeverisë. Masa e sigurisë për të, largimi nga zyra, thirrja e Ramës për të dëshmuar, janë të vonuara.

Presioni ndaj prokurorëve nga bandat dhe KM janë provë. Në telefonat sky-enchro materialet përgjuese për ministrat edhe KM janë shumë. Për drogë, pastrim parash, krim. Ofdhore janë mbushur me miliardat e tyre të plaçkitura. Dubai, Qipro, dërgesa investimesh pastruese në shumë vende. USA ka një episod me rëndësi e peshë të madhe në hetimet "Balluku" zëvëndësndihmës sekretari i Shtetit në Prokurorinë e Possçme nuk erdhi për turizëm xhamash. Takimet me Dumanin, Xholin dhe më vete me Prençin janë përgjigje të ftohta për të nxehurit Rama, Balluku, Balla e të tjerë. Mijistra e deputetë ngadoqofshin politikisht kanë hesape për të larë me dosjet. Nuk ka kthim. Nuk ka amnisti me gjithë zvarritjen e madhe deri tani. Charles McGonigal është atje duke pritur Edi Ranën. Dosja narcoRama gjithashtu. Fotot çdo javë me Soros e me një Kos e dy dhallë në BE, të alarmuar për ligje fundshpine, por ndoshta të fshehur në interesa gri diku, nuk do të bëjnë asnjë vaksinë shpëtuese.

Kanë dalë në dosjet rreth Ramës e Ballukut, përfshirje të rusëve, iranianëve, kinezëve, turqve, e mjaft të tjerëve nga Amerika Latine. Maduro narcoshteti në përballhe me presionin amerikan, ofroi largimin nga pushteti në këmbim lehtësirash. Ramaduros nuk i bëjnë punë ishujt e risortet. Ai e di se ATA duan largimin e tij si drejtues i narcoshtetit. Do të ikë ne ekzil, do në të egociojë burgun për vete Olsin e familjen, apo do të shkojë te 313-ta. Skedina nuk ka shunë opsione. Ballukut me mbi 10 të pandehur nga ministria e saj i thotë "palloshit" se kam bërë punët dhe porositë e tua.. Nëntori do jetë prapë djegës...Asnjë ligj bythësh nuk ua shpëton bythët nga ndjekja e ashpër penale. As me spërdredhjet e komisionerëve e diplomatëve nga BE që e kanë bërë Shqipërinë një bankomat për vete me kartat e dhuruara të Edit.

Droga dhe pastrimi i parave janë aty..Ndiq paranë..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco