Megaafera korruptive për abuzimin me 190 milionë euro të ndërtimit të tunelit të Llogarasë u përcoll me debate të forta në seancën e kësaj të enjte në parlament. Lideri Opozitës Sali Berisha deklaroi se në krye të këtij skandali është vetë kryeministri Edi Rama. Ndonëse opozita kërkoi interpelancë me Belinda Balluku për këtë skandal, me forcën e kartonave mazhoranca e hodhi poshtë këtë kërkesë.
Syri TV
Seanca e Kuvendit është përfshirë nga tensione dhe akuza të forta nga opozita, ku në qendër ka qenë tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Lideri opozitës Sali Berisha ka deklaruar se në krye të kësaj afere është vetë kryeministri Edi Rama i cili është urdhëruesi për të grabitur miliona eurot e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në deklaratën para gazetarëve lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se Partia Demokratike nuk do të merret me kukullat si Belinda Balluku që marrin direktiva direkte nga shefi i tyre Edi Rama.
Ndërkohë Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke e cilësuar ndërtimin e tunelit të Llogarasë si “mega aferë korruptive” ku në qendër të saj janë kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Ndërsa në Kuvend opozita kërkonte interpelancë për aferën 190 milionë euro të Tunelit të Llogarasë, dhe kryeministri Edi Rama përflitet se i ka kërkuar dorëheqjen zv. kryeministres, vetë Belinda Balluku i ka bërë karshillik si Kuvendit ashtu edhe vetë kryeministrit Rama. Ndërsa në të shkuarën nuk linte seancë pa shkuar, sot Balluku kishte zgjedhur të linte karrigen bosh, dhe të intesifikonte aktivitetet në terren, duke bërë të paktën 3 postime inspektimesh të investimeve në infrastrukturë dhe energjetikë.
Me gjithë përpjekjet e saj për ta vënë para përgjegjësisë kërkesa e opozitës u hodh për interpelancë me Belinda Ballukun për megaferën prej 190 milionë euro për tunelin e Llogarasë, u hodh poshtë me forcën e kartonave të mazhorancës.
© SYRI.net