Nga Alba Kepi
Gazetari investigativ Sigfrido Ranucci thirret në Komisionin Parlamentar Antimafia të Italisë dhe flet për atentatin ndaj tij dhe kërcënimet e vazhdueshme që ka marrë gjatë viteve për shkak të punës së tij investigative.
Ai theksoi se kërcënimet që kanë ardhur nga grupe kriminale, përfshirë elementë shqiptarë të lidhur në trafikun ndërkombëtar, si dhe fushatat e organizuara për të denigruar figurën e tij mediatikisht. Punimet në komisioni vijuan disa herë në formë të fshehtë me kërkesë të gazetarit. Para se t’i jepej fjala Sigfrido Ranuccit, edhe në atë seancë, në emër të të gjithë anëtarëve të Komisionit, u shpreh solidariteti dhe dënimi më i ashpër për atë që kishte ndodhur..
Fjala e Sigfrido Ranucci-it
"Faleminderit zoti President, faleminderit të gjithëve ju për këtë mundësi. Do të përshkruaj shkurtimisht atë që ka ndodhur nga viti 2010 e tutje për shkak të punës që kryej për RAI-n.
Kam qenë nën mbrojtje duke filluar nga 18 maji 2010 deri në maj 2011, pastaj sërish nga 18 nëntori 2018 deri në shkurt 2019. Përfundoj nën mbrojtje për një sërë hetimesh të lidhura me denoncimin e aktivitetit të kriminalitetit të organizuar. I pari kishte të bënte me furnizimin e rërës nga një gurore e lidhur me familjen Ercolano, familje e lidhur me një bos të dënuar për masakrat, e cila punonte me heshtjen miratuese të prefekturës dhe furnizonte rërë për kontratën e Zarrotti-t në kohën e ndërtimit të autostradës Katania-Sirakuzë.
Më vjen të mësoj për këtë situatë, ne e denoncojmë këtë gjë në një emision të Report-it dhe Ercolano dëgjohet nga prokurorët sepse ishte nën përgjim në atë moment, Vincenzo Ercolano, i cili fliste për këtë vizitën time në gurore me një person që menaxhonte një skuadër killerash. Më njofton drejtpërdrejt prokuroria e Katanias, arsye për të cilën përfundoj nën mbrojtje dinamike këtë herë për disa vite.
Pastaj, më 5 janar 2021, bashkëpunëtori Francesco Pennino, i cili më relatoi për ngjarjen e Bataclan-it në Francë, më tha se kishte informacion për strehën ku fshihej Salah, terrorist që nuk ishte vetë-shpërthyer. Ai pretendoi se kishte parë tratativën për blerjen e eksplozivëve dhe se kur ishte në burgun e L’Aquila-s kishte dëgjuar urdhër për ekzekutimin tim nga Madonia dhe Santa Paola, në vitin 2010, pas botimit të librit tim mbi tratativën Shtet-Mafia. E raportova këtë te autoritetet, por nuk e di çfarë është verifikuar më pas.
Në gusht 2021, më njofton Ministri Piantedosi, atëherë prefekt i Romës, se në burgun e Padovës një narkotrafikant i lidhur me ekstremizmin e djathtë dhe ’Ndrangheta-n kishte kërkuar të angazhonte killerë shqiptarë për të më vrarë. Edhe ky rast lidhej me një hetim tonin. Ka pasur edhe episode ndjekjesh kur takoja burime të raportuara te Digos nga skorta ime.
Në shkurt 2022, bashkëpunëtori i drejtësisë Giovanni Bonaventura, të cilin e kisha intervistuar për infiltrimin e ’Ndrangheta-s në administratën e Veronës, më tregoi për kërcënime me vdekje të natyrës ’ndranghetiste. Kasacioni vitin e kaluar konfirmoi ekzistencën e një “klani” të familjes Giardino, për të cilën ne kishim folur në 2015, pasi fillimisht u mohua nga autoritetet vendore.
Rastet më serioze lidhen me 2 qershor 2024. Pas një puntate ku trajtuam çështjen Moro dhe vrasjen e Piersanti Mattarella-s, mora një email nga një adresë e koduar: “Nëse jep të tjera informacione për rastin Moro, të vrasim”. Pak ditë më vonë, u gjetën plumba P38 pranë shtëpisë sime, pas një shkurre, në ditën e kthimit tim — gjë që sugjeron se mund të jenë vendosur rishtas. Nuk u gjetën gjurmë.
Më 7 qershor 2024, pas puntatës për Shqipërinë dhe marrëveshjen e qeverisë Meloni me qeverinë Rama për qendrat e migrantëve, ku folëm për interesat e narkotrafikantëve shqiptarë dhe kartelit Sinaloa në projekte turistike dhe pastrim parash, mora mesazhe nga avokati Alessandro Tinelli (dikur avokat i Pablo Escobarit). Ai më përcolli mesazhe të përfaqësuesve të kartelit Sinaloa që kërkonin fushatë shpifjeje dhe dosjesh kundër meje, duke paralajmëruar pasoja fizike nëse kjo nuk funksiononte. Ky episod është nën hetim nga Prokuroria"
© SYRI.net