Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:44, 04/11/2025

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Botticino, Itali, pasi gjatë një kontrolli në banesë policia gjeti rreth 45 gramë kokainë të ndarë në doza, një peshore precize dhe 620 euro cash, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës.

Fillimisht, policia kishte hyrĂ« nĂ« shtĂ«pi pĂ«r njĂ« verifikim lidhur me njĂ« armĂ« tĂ« dyshuar tĂ« paligjshme. Por arma rezultoi tĂ« ishte njĂ« lodĂ«r – njĂ« imitim i pĂ«rsosur i njĂ« pistolete gjysmĂ« automatike. NĂ« vend tĂ« saj, autoritetet gjetĂ«n substancĂ«n narkotike tĂ« gatshme pĂ«r tregtim, qĂ« vlerĂ«sohet tĂ« sillte rreth 4 mijĂ« euro fitim nĂ« treg.

I dyshuari, me dokumente të rregullta qëndrimi, ka një histori të gjatë precedentësh penalë, kryesisht për çështje të lidhura me drogën. Ai u arrestua nga Njësia Antidrogë e Brescias dhe u mbajt në paraburgim në pritje të vendimit të Prokurorisë.

Për shkak të rrezikshmërisë dhe të kaluarës penale, Kreu i Policisë së Brescias, Paolo Sartori, firmosi revokimin e lejes së qëndrimit, duke hapur rrugën për dëbimin e tij nga Italia pas përfundimit të dënimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco