Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, u shpreh se narkoshteti i ndërtuar nga Edi Rama po shembet dhe se ky është momenti historik për shpëtimin e Shqipërisë.
Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, theksoi se zhvillimet e fundit në vend tregojnë qartë se struktura kriminale e ngritur mbi drogën, korrupsionin dhe aleancat me kartelet, ka hyrë në fazën e dezintegrimit.
Kreu i PD-së e cilësoi të premten e kaluar si “të premten më të zezë të narkoshtetit të Edi Ramës”, duke iu referuar daljes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, para Gjykatës Kushtetuese.
Berisha tha se pamjet e asaj dite i ngjanin proceseve politike të diktaturës komuniste, ndërsa shtoi se Veliaj, në mënyrë të paprecedentë, e krahasoi partinë e tij me organizatën guerile FARC të Kolumbisë.
Deklarata e plotë për media:
Të nderuar anëtarë dhe anëtare të kryesisë së PD, të dashur demokrate dhe demokratë, mbështetës të kësaj partie që ndiqni këtë mbledhje të Kryesisë së PD.
Sot, ne mblidhemi në rrethana të zhvillimeve të jashtëzakonshme, dhe mendoj se, këtyre zhvillimeve PD, drejtuesit, anëtarët, mbështetësit e saj dhe opozitarët, pa përjashtim, duhet t’i kushtojnë vëmendjen maksimale, vëmendjen e jashtëzakonshme.
E vërteta është se, narkoshteti po shembet. Kjo është sot e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë. Dhe kjo shembje është e pandalshme. Struktura kriminale e bazuar mbi drogën dhe krimin e shqiptatëve, që Edi Rama ngriti këto 12 vite në aleancë me kartelet e drogës dhe ekstremin e majtë të udhëhequr nga Xhorxh Sorosi, ka hyrë në një proces dezintegrimi.
Këto zhvillime i japin një dimension krejt të ri për shpëtimin e Shqipërisë. Për të parën herë në 12 vite, opozita ka mundësinë e saj reale për t’i dhënë colpo di grazia narkoditaaturës së Edi Ramës. Shembja e narkoshtetit është shans historik për çdo qytetar opozitar, për çdo qytetar shqiptar, për çdo drejtues të forcave opozitare politike, drejtues të PD.
E premtja që kaloi është e premtja më e zezë e narkoshtetit të Edi Ramës. Të gjithë ne ishim dëshmitarë me disa pamje të cilat atyre që kanë përjetuar diktaturën totalitare i kujtojnë procesin e Kadri Hazbiut në gjyqin e partisë. Të tilla ishin pamjet e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, por në dallim nga Kadri Hazbiu që deklaronte se e kam nga partia ime, Erion Veliaj me guzim krahasoi partinë e tij me FARC-un e Kolumbisë.
Të kuptohemi, nuk kam absolutisht as edhe ndjesinë më minimale, se Erion Veliaj është një person i pafajshëm. Erion Veliaj është një person që mbahet në burg për minimumi për 1/100 e asaj që ka shpërdoruar, për të mos thënë 1/200 e saj. Por dukë thënë këtë, e vërteta e padiskutueshme është se, të drejtat e njeriut u shkelën në mënyrë brutale, u përdor ndaj tij ajo praktikë që Enver Hoxha përdori ndak Kadri Hazbiut, që ishte një kriminel, një vrasës. Dhe në këtë rast, duke shkelur çdo procedurë, çdo ligj i dhanë atij mundësinë të krahasojë FARC-un e Kolumbisë, partinë që në fakt, ai tha një të vërtetë, narkoparti, narkoregjim. Kjo është e vërteta e Shqipërisë.
© SYRI.net