Seanca për shkarkimin nga Rama/ Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

Seanca për shkarkimin nga Rama/ Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

09:30, 31/10/2025

Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Ai u nis nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit në Durrës pak para orës 9 të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco