Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend për vitin 2024. Ajo është pyetur në lidhje me arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas saj, arrestimi i Metës është bërë në kundërshtim me ligjin.
‘Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës.
Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i Ilir Metës.
Jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë.
Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale’, u shpreh ndër të tjera, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në Kuvend.
© SYRI.net