Gazetari e nxjerr blof/ Si gënjeu Edi Rama mëngjesin e sotëm, duke viktimizuar veten publikisht

Gazetari e nxjerr blof/ Si gënjeu Edi Rama mëngjesin e sotëm, duke viktimizuar veten publikisht

18:45, 19/10/2024

Edi Rama ka dalë blof, sërish.

Këtë herë, duke dashur të bëjë viktimën, se gjoja po sakrifikonte për Shqipërinë dhe shqiptarët që ata të integrohen në BE, tha se mezi kishte qëndruar në këmbë, për shkak se sapo ishte bërë operacion.

E në podcastin e tij, mëngjesin e sotëm Rama tha se, kishte marrë disa injeksione shumë të forta, që të qëndronte në këmbë se të nesërmen e operacionit do të priste Erdoganin që ai e quan ‘sulltani i Lindjes’ dhe do ikte në Hungari për të takuar Viktor Orbanin.

Por gazetari Isa Myzyrat e ka kapur Ramën në gënjeshtër.

Myzyraj shkruan se, Rama është operuar në QSUT në datën 3 Tetor dhe Erdogani ka ardhur në datën 10 Tetor dhe vizita në Hungari është bërë në datën 11 tetor.

Pra Rama kishte plot 7 ditë për të bërë pushime që të merrte veten dhe të mos çohej në këmbë me zor ‘që të sakrifikonte për shqiptarët e Shqipërinë’.

Postimi i gazetarit Isa Myzyraj:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco