Afera me energjinë/ Bardhi nxjerr VIDEO-n: SPAK të administrojë intervistën e vartësit të Ballukut

Afera me energjinë/ Bardhi nxjerr VIDEO-n: SPAK të administrojë intervistën e vartësit të Ballukut

18:40, 18/10/2024

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me një dalje te sotshme të drejtorit të OSHEE-së, në një nga mediat qeveritare, të cilën e quan një përpjekje për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë me energjinë elektrike.

Këtë dalje të tij, Bardhi shkruan se e ka urdhëruar ministrja Balluku.

"Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!

Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mwh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro", shkruan Bardhi ndër të tjera. 

DENONCIMI I PLOTË I BARDHIT:

Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike. Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!

Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!

Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mwh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro.

SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco