‘Roma’ rrëzoi paktin Rama-Meloni/ Gjokutaj: Vërtetoi se ishte për interesa elektorale! Kushtetuesja, e kapur nga pushteti

‘Roma’ rrëzoi paktin Rama-Meloni/ Gjokutaj: Vërtetoi se ishte për interesa elektorale! Kushtetuesja, e kapur nga pushteti

16:44, 18/10/2024

Avokati Genci Gjokutaj thotë se vendimarrja e Gjykatës së Romës, bazuar ne vendimin e GjEDNj, provoi se marrëveshja Rama-Meloni është e pavlefshme dhe tregon qartë sipas ti,j kapjen politike të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjokutaj thotë se vendimi i tribunalit të Romës, vërteton qartë dhe pa asnjë ekuivok, se kjo marreveshje lidhet me interesa të pastra elektorale të çiftit Rama - Meloni dhe jo per nje zgjidhje ligjore të çështjes së emigrantëve.

Sipas Gjokutajt, shpallja si e ligjshme e kësaj marrëveshjeje nga Kushtetuesja shqiptare, provon tej çdo dyshimi kapjen e saj nga Rama dhe mazhoranca në pushtet.

Reagimi

Gjykata e Romës sot bazuar ne vendimin e GjEDNj hodhi poshte si të paligjshme marreveshjen Rama - Meloni dhe urdheron kthimin e emigranteve te Gjadrit serish ne Itali!

Ky fakt verteton qarte dhe pa asnje ekuivok se kjo marreveshje lidhet me interesa te pastra elektorale te çiftit Rama - Meloni dhe jo per nje zgjidhje ligjore te çeshtjes se emigranteve!

Nderkohe Gjykata jone Kushtetuese e ka shpallur te ligjshme kete Marreveshje sipas urdherit politik te Ramës!

Kjo përbën nje skandal juridik te GjK shqiptare dhe provon tej çdo dyshimi kapjen e saj nga Rama dhe mazhoranca ne pushtet!

Opozita italiane i eshte drejtuar Brukselit duke kerkuar marrjen e masave ndaj Qeverise Italiane!

Po Qeveria Shqiptare si do tja bëjë?

Po Gjyqtarët Kushtetues a mund te gjykojne më dhe a mund te kene besueshmeri ne dhenien e drejtesise standard qe ata vete e përmendin ne çdo vendim te tyre?

Po Kuvendi i Shqiperise qe e votoi?

Vetem largimi i Ramës, Qeveria Teknike dhe rotacioni politik mund ta mbyllë kete marrëzi e poshtersi antishqiptare dhe antiligjore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco