Berisha: Edi Rama dhe organizata e tij kriminale njohin vetëm një gjuhë, gjuhën e mosbindjes civile

Berisha: Edi Rama dhe organizata e tij kriminale njohin vetëm një gjuhë, gjuhën e mosbindjes civile

19:40, 17/10/2024

Në ditën 290 të protestës në rrugën e Shpresës, Kryetari i PD, Sali Berisha në mbylljen e fjalimit të tij bëri thirrje edhe njëherë për qytetarët për vazhdimin e mosbindjes civile, si forma e vetme për të pasur qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

"Kjo qeveri njeh vetëm revoltën popullore dhe zemërimin e qytetarëve"- u shpreh ndër të tjera Berisha

Fjala e tij:

Qytetarë dhe qytetare, Edi Rama, organizata e tij kriminale në qeveri, organizatat e tjera kriminale në institucione, njohin vetëm një gjuhë, gjuhën e mosbindjes civile.
Njohin vetëm një gjuhë, gjuhën e revoltës popullore.
Njohin vetëm një gjuhë, zemërimin e qytetarëve.
Ndaj dhe ju bëj thirrje të vazhdojmë betejën tonë.
Betejën pa kthim.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira!
Fitore, fitore, fitore!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco