Hoti: Nuk hodha substancë të rrezikshme në parlament, kërcënimet e Spiropalit nuk bëjnë punë

11:13, 17/10/2024

Deputetja e PD, Elda Hoti në fjalën e saj për mediat pas seancës plenare është shprehur se nuk ka hedhur asnjë substancë që mund të rrezikojë jetën e deputetëve në parlament.

Hoti ka theksuar se kërcënimet e kryetares së parlamentit nuk do të bëjnë punë pasi misioni i opozitës do të vazhdojë.

"Ajo që hodha në parlament nuk ishte asgjë që mund të rrezikojë jetën  e deputetëve, le të rrijë e qetë Elisa Spiropali.

Nuk i trembem kërcënimeve të Elisës le të na çoj në SPAK dhe ku të dojë pasi ne kemi një mision dhe nuk do të tërhiqemi pas në rrugën tonë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco