Aksioni opozitar te Kuvendi, PD mbledh Grupin Parlamentar! Çfarë pritet të ndodhë

Aksioni opozitar te Kuvendi, PD mbledh Grupin Parlamentar! Çfarë pritet të ndodhë

08:43, 17/10/2024

Pak orë para seancës parlamentare, ku opozita pritet të vijojë me aksionin e saj, PD mbledhë grupin parlamentar në selinë blu në orën 08:30.

Në mbledhje mund të diskutohet për mënyrën sesi do të zhvillohet aksioni i ditës së sotme, ndërsa Garda ka shtuar masat para institucionit duke vënë një gardh metalik në hyrje të godinës.

Ditën e sotme pritet të ketë sërish kaos, si në seancat e shkuara, duke qenë se shumë deputetë të opozitës janë të përjashtuar nga Parlamenti, pas djegies së karrigeve në fillim të muajit tetor, para godinës.

Kujtojmë se aksioni i opozitës ka nisur pas burgosjes së ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale.

Opozita është zotuar se mosbindja civile do të vijojë derisa të arrihet qeveria teknike, ndërsa më 23 tetor pritet të zhvillojnë një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco