Një ditë pasi SPAK dorëzoi dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme është hedhur shorti për të caktuar gjyqtaren paraprake të çështjes.
Në një listë prej 10 togash të zeza, gjyqtarja paraprake është caktuar Flojera Dervishi nga hedhja e shortit.
Dosja “Partizani” me 333 fashikuj është dorëzuar pasditen e djeshme në GJKKO.
Për këtë çështje janë marrë të pandehur 5 persona, lideri i opozitës, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamambër Malltezi, biznesmeni Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina.
Lidhur me këtë dosje, ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Biznesmeni Fatmir Bektashi është hetuar nën masën “detyrim paraqitje”. Kurse Xhimi Begeja dhe Andia Pustina janë hetuar në gjendje të lirë.
© SYRI.net