Departamenti i krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra kontrabandë.
Policia ka ushtruar kontroll pas vendimit që ka dhënë gjykata e Tiranës.
Burime bëjnë me dije se kontrollet janë për botox kontrabandë dhe sipas burimeve është gjetur një sasi e konsiderueshme kontrabande.
Bëhet me dije se nuk ka urdhërarreste deri më tani nga ana e Prokurorisë se Tiranës.
© SYRI.net