Gazetari më i afërt i Edi Ramës, Sokol Balla, u shpreh hapur pak ditë më parë me anë të një monologu publik, duke iu drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, me fjalët ‘po vazhdove kështu do ta pësosh si Vini ose Visi’.
Analisti Baton Haxhiu i ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, komentoi këtë monolog, teksa e quajti pakujdesi dhe mungesë profesionaliteti komentin e Ballës.
Une nuk them asgjë për komentet për arsye se liria e fjalës vjen ose është pjesë e një të drejte dhe për komente as gjykata nuk dënon, ajo dënon për mungesë fakti dhe për shpifje.
Unë mund të them për Sokol Ballën vetëm se komenti i tij duhet të ishte më i kujdesshëm.... përsa i përket përmendjes së emrave specifikë, pjesa tjetër është e drejtë e gjithësecilit ta japë mendimin dhe komentin e vet dhe unë në parim nuk komentoj, komentet e kolegëve....
© SYRI.net