EKSKLUZIVE/ Anija me emigrantët e parë nga Italia në Shqipëri, SYRI mëson sa do të jetë numri i tyre

EKSKLUZIVE/ Anija me emigrantët e parë nga Italia në Shqipëri, SYRI mëson sa do të jetë numri i tyre

18:33, 14/10/2024

Pakti Rama-Meloni për të sjellë emigrantët nga Afrika në Shqipëri hap siparin ditën e nesërme, pasi anija e parë është nisur dhe pritet të mbërrije ne Shëngjin.

SYRI mëson ekskluzivisht nga burime zyrtare se emigrantët e parë që do mbërrijnë në Shqipëri janë vetëm 16 meshkuj.

Mbërrijnë ditën e mërkurë. Janë shpëtuar në ujërat ekstraterritoriale. Asnjë prej tyre nuk ka prekur ujërat italiane. Personat e brishtë, si gra e minorenë o të sëmurë e të moshuar, që janë shpëtuar gjatë natës së shkuar në ujërat ndërkombëtare janë dërguar në tokën italiane, pra në kampet e Lampeduzës.

Sipas burimeve për SYRI-n, 16 emigrantët e parë janë nga Bangladeshi dhe Egjipti./ Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco