KAFE SHQETO/ Prioritet për shtëpi sociale për LGBT, avokati: A po i bën rivalitet shtetit shqiptar bashkia e Tiranës…

10:40, 14/10/2024

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë avokati Ermal Hamataj. Ai ka komentuar sjelljet e bashkisë Tiranë dhe projektin e këtij institucioni për kredi të buta prioritare për komunitetin LGBT.

Ermal Hamataj: Bashkia, enkas e ka lënë evazive. Thotë komuniteti LGBT. Por ne si koncept nuk e njohim çiftin homoseksual si të ligjshëm, atëherë mua më lind pyetja po sikur aty të futën 7-8, 15 veta. Çdo të thotë, që ne do të ligjërojmë edhe këtë pjesën e martesës në grup. Duhet të pyesni pak edhe ata të Këshillave Bashkiakë sepse ndoshta shumica prej tyre ndoshta e kanë marrë vesh se çfarë kanë votuar, por ka edhe një pjesë tjetër që ndoshta se kanë marrë vesh fare se çfarë kanë votuar. Sepse ai është vendim i Këshillit Bashkiak në fund të ditës. Por të gjithë këto duhet të kenë një shpjegim nga Bashkia, Dhe ideja është nëse po i bën rivalitet shtetit shqiptar bashkia e Tiranës...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco