VIDEO/ Metalia: Edi Rama ka nisur një hakmarrje të verbër dhe primitive ndaj opozitës

17:56, 12/10/2024

E ftuar në edicionin e lajmeve në ‘SYRI TV’ me moderatorin Bled Marku për të diskutuar mbi aktualitetin politik në vend ishte deputetja e PD, Lindita Metalia.

Metalia është shprehur se ndaj opozitës ka nisur një hakmarrje e verbër dhe primitive e Edi Ramës.

"Kjo mazhoranca ka shkelur vizën e kuqe dhe ka degraduar në çdo vendimmarrja, kjo është një hakmarrje ndaj opozitës. Jemi 24 deputetë të përjashtuar dhe kjo tregon degradimin dhe frikën për tu përballur me opozitën dhe të vërtetat.

Ata duan një parlament monist sepse tregon qartë dhe orientimi që Rama i ka dhënë mazhorancën për të na hequr qafe. 9 muaj më parë u dha një endnim antikushtetues ndaj kreut të PD, Sali Berisha i cili është në arrest shtëpie dhe pak ditë më parë u arrestua nënkryetari i grupit parlament Salianji.

Përjashtimi i 24 deputetëve është në vazhdën e hakmarrje politike ndaj Partisë Demokratike. Parlamenti është kthyer në një pronë private të Elisa Spiropalit."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco