SYRI TV/ Marshim sensibilizues për kancerin e gjirit, kanceri i gjirit prek 1 në 8 gra

15:13, 12/10/2024

Për të disatin vit radhazi Shqipëria është pjesë e nismës 'Race for the Cure', një marshim sensibilizues për kancerin e gjirit, sëmundje e cila prek 1 në 8 gra, ndërsa ka raste të shfaqjes edhe tek meshkujt. Kryetarja e Shoqatës Shqiptare të Kancerit të Gjirit Donjeta Zeqa vuri theksin në diagnostikimin e hershëm që shpëton jetë, ndërsa tregoi se nisma ka gjetur përkrahjen e shumë qytetarëve.

SYRI TV

Një marshim sensibilizues për kancerin e gjirit është zhvilluar këtë të shtunë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet. 'Race for the Cure' është një ndër eventet më të rëndësishme europiane, pjesë e së cilës për disa vite është edhe Shqipëria. Kryetarja e Shoqatës Shqiptare të Kancerit të Gjirit Donjeta Zeqa në një intervistë për Syri Tv, vuri theksin në diagnostikimin e hershëm, teksa tha se numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është rritur, ndërsa imunë nuk janë as meshkujt.

Ndërkohë nisma të tilla sensibilizuese po gjejnë përkrahjen e qytetarëve.

Shoqata Shqiptare e Kancerit të Gjirit bën thirrje te ndiqet protokolli i duhur per trajtimin e këtij tumori. Aktualisht kanceri i gjirit është sëmundja e dytë më e përhapur pas sëmundjeve kardiovaskulare, nga i cili preken 1 në 8 gra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco