Berisha: Ftoj të gjithë ata qytetarët që ende janë të dëshpëruar dhe pesimistë, bashkohuni me ne, ne do të fitojmë

19:46, 11/10/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë të dëshpëruar dhe pesimistë që t’i bashkohen Partisë Demokratike.

‘Ftoj të gjithë ata qytetarët që ende janë të dëshpëruar dhe pesimistë, bashkohuni me ne, ne do të fitojmë’, u shpreh Berisha gjatë mbylljes së fjalës së tij te protesta maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Shqipëria nuk ka patur kurrë një soj të fëlliqur qeveritarësh si këta që janë sot.

Hajdutë nga mëngjesi në darkë të qytetarëve shqiptarë.

Çdo ditë që kalon është e rëndë për shqiptarët, është tepër e rëndë për shqiptarët.

Është thirrje dhe apel për demokratët dhe opozitët, dhëmb për dhëmb, ballë për ballë me falangat e narkoshtetit, me këtë kalbësirë që kundërmon erë në Europë dhe botë.

Ndaj dhe ftoj të gjithë ata qytetarët që ende janë të dëshpëruar, që ende janë pesimistë, bashkohuni me ne.

Është radha jonë, është radha jonë.

Ne do të fitojmë.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco