Bashkëpunëtorja e ish-presidentit amerikan Roosevelt dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e ish-presidentit Donald Trump, Michele Roosevelt Edëards, anëtare e Koalicionit Kombëtar Konservator në mbështetje të Partisë Republikane dhe Kryetare e Bordit e Institutit për Qeverisje të Mirë, ka folur për Çim Peka Live në SYRI TV.
Ka qënë Anetare e Komisionit te Rregullave te Partise Republikane gjate administrates se Presidentit Reagan. Themeluese e fraksionit Jeffersonian ne Partine Republikane. Kandidate e Partise Republikane per kongresmene dhe per Sekretare e Shtetit per shtetin e Virgias Perendimore.
Biseda në studio:
Peka: Shqipëria shihet si një lojtar kyç në Ballkanin Perëndimor por po përballet me sfida të brendshme. Çfarë roli duhet të luajë në sigurimin e stabilitetit rajonal dhe si mund ta mbështesin ShBA dhe NATO, Shqipërinë, për tu bërë një partner më i besueshëm për sa i përket sigurisë dhe një qeverisje demokratike që fatkeqësisht nuk e kemi.
Roosevelt: Shqipëria është një vend i vogël dhe unë vij nga një shtet me një popullsi prej gati 7 milionë banorë dhe Shqipëria ka diku te 2.7-2.8 milionë banorë nga censusi i vitit 2024. Keni një popullsi të vogël por një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur. E dimë dhe rëndësinë e luajtjes së një roli të rëndësishëm në tavolinë kur mbrapa shpatullave qëndrojnë edhe qeverisje nga më të ndryshmet të cilat nuk koordinohen me të njëjtin sistem vlerash dhe të arrijnë të pasqyrojnë vullnetin e popullit. Shqipëria ka qënë një aleate e rëndësishëme e ShBA dhe meriton një mbështetje të rëndësishme në shumë nivele, për sigurinë kombëtare, në nivelin politik, ekonomik dhe sidomos në nivelin e sigurisë kombëtare sepse ju luani një rol shumë të madh brenda Evropës.
Kur Shqipëria kaloi nga komunizmi, e njohur si ‘Koreja e Veriut e Evropës’ dhe u bë një aleate besnike e NATO ju meritoni një mbështetje të plotë për sigurinë kombëtare.
Vetëm pas disa muajsh me administratën e re që do të miratohet në janar Shqipëria do të ketë mbështetjen e palës konservatore dhe do të na ketë ne si një prej partnerëve më të rëndësishëm dhe të ngushtë në rajon.
© SYRI.net