‘Tokën e xhamisë e ktheu Berisha, Erdogan falënderoi Ramën’/ Peka: Ja si filluan përplasjet për ndërtimin e 'Namazgjasë'

18:40, 10/10/2024

Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meço, ka folur për vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë dhe inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë.

Sipas Pekës, Erdogan deklaroi një të pavërtetë gjatë inaugurimit të xhamisë, pasi tokën e xhamisë nuk e ktheu qeveria e Edi Ramës, por nga qeveria e Sali Berishës në vitin 2013, në kohën kur edhe vetë eksperti ka qënë zyrtari që ka kthyer atë pronë.

Duke u ndalur te vonesa e ndërtimit të xhamisë së Tiranës, Peka theksoi se ‘e gjithë historia e xhamisë fillon me një ngjarje që është më e ndyra, më e pistë, që i shkon për shtat vetëm Edi Ramës, pasi është përplasje interesash ekonomike në fillesat e saj’.

‘Ka qënë një partneritet mes komunitetit mysliman shqiptar me biznesin privat, pasi përveç xhamisë do të bëheshin edhe 3 kulla të tjera dhe Edi Rama kur ka ardhur në pushtet e ka anuluar atë projekt sepse ka dashur të anulonte kullat. Lidhet me 3 kullat. Pasi e ka bllokuar Edi Rama dhe hoqi 3 kullat’, u shpreh Peka.

Peka: Në deklaratën e Erdogan u përmend që falënderon qeverinë shqiptare të Edi Ramës që ktheu tokën dhe në fakt nuk është qeveria e Edi Ramës që ktheu atë tokë por është qeveria e Sali Berishës pasi unë në atë kohë kam qënë Drejtor i Agjencisë të Kthimit të Pronave. Unë jam zyrtari që kam kthyer atë pronë.

E gjithë historia e xhamisë fillon me një ngjarje që është më e ndyra, më e pistë, që i shkon për shtat vetëm Edi Ramës. Përplasja e xhamisë është përplasje interesash ekonomike të Edi Ramës në fillesat e saj.

Në vitin 2013 kur është inauguruar hapja e xhamisë, qeveria shqiptare i ka kthyer pronat komunitetit mysliman, një pjesë e asaj sipërfaqeje nuk ka qënë pronë e komunitetit mysliman, është bërë një shkëmbim me pronarë tjerë është marrë një sipërfaqe aty dhe pronarëve i është dhënë një sipërfaqe tjetër. Ka qënë një partneritet mes komunitetit mysliman shqiptar me biznesin privat, pasi përveç xhamisë do të bëheshin edhe 3 kulla të tjera dhe Edi Rama kur ka ardhur në pushtet e ka anuluar atë projekt sepse ka dashur të anulonte kullat. Lidhet me 3 kullat. Pasi e ka bllokuar Edi Rama dhe hoqi 3 kullat.

Privati do ndërtonte xhaminë dhe do përdorte një pjesë të sheshit për aktivitet komercial dhe në momentin kur Rama e bllokoi këtë, u prish edhe marrëveshja e mes biznesit privat dhe komuniteti mysliman dhe ngeli pa para. Në këtë moment është futur Edi Rama dhe kërkoi ndihmën e Erdogan.

Si investim ndërtimi nuk i kalon 40 milionë euro dhe ky ndërtim vetëm me paratë e inceneratorit do ishte bërë dhjetë herë pa kërkuar ndihmë nga një qeveri e huaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco