EKSKLUZIVE/ Nga Durrësi u transportuan 20 mijë tonë mbetje të rrezikshme

21:39, 09/10/2024

Ky do të ishte fillimi i një historie, ku qeveria, në vend të sqarimit të qytetarëve shqiptar, do të shtonte edhe më shumë dyshimet. Si kryeministri Edi Rama ashtu edhe zv. kryeministrja Belinda Balluku do të mbanin qëndrim mohues të përfshirjes së Shqipërisë në linjën ndërkombëtare të trafikut të mbetjeve të rrezizkshme, por Plug ka siguruar dokumente ekskluzive që nxjerrin zbuluar të gjithë aparatin shtetëror.

A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht në çdo deklaratë dhe dokument të paraqitur nga subjekte private është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme, dogana ka të bashkangjitur certifikatë e analizës së mallit nga në një laborator nga një vend i BE-së

Emisioni Plug ka zbuluar ekskulzivisht dokumentin që hedh posht deklarimet e kryeministrit Edi Rama. Dokumente që kryeministrit i janë vënë në dispozicion nga Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, por që i fshihen publikut për të mbrojtur trafikun e mbetjeve të rrezikshme. Dy javë pas publikimit të skandalit nga Bloomberg, me shkresë numër 193 datë 23. 08. 2024, Mirela Kumbaro urdhëroi  “Verifikimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje industriale”, ku janë kontrolluar 26 subjekte. Nga kontrolli i kompanisë Sokolaj, përgjegjëse për eksportin e 816 tonëve mbetje e rrezikshme, rezultoi se nuk janë 816 ton, por kjo kompani ka eksportuar nga Porti i Durrësit plot 20 mijë tonë lëndë të rrezikshme.  

Ne lidhje me situaten operatori Sokolaj shpk ka marre nga shoqeria Kurum Internacional mbetje te smarcit dhe okalines te cilat klasifikohen si okside hekuri me kodin sipas katalogut shqiptar te mbetjeve eshte 10 02 10 е parrezikshme dhe sasia eshte 2800 ton dhe e ka eksportuar jasht Shqiperise.  Ka marre mbetje te pluherave te filter kapses nga shkrirja e metaleve e cila eshte oksid zinku dhe sipas katalogut shqiptar klasifikohet si mbetje e rrezikshme me kodin 10 02 07* dhe e ka eksportuat jashte Shqiperise sasia eshte 20 000 ton.

Po nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama do të mburrej se nga Shqipëria janë eksportuar vazhdimisht mbetje të nxjerra nga industria e hekurit, që sipas tij, nuk janë të rrezikshme e kanë patur si destinacion vendet e Bashkimit Europian.

360 njësi të tilla janë pranuar në 10 vitet e fundit nga vendet aziatike,. Në 5 vitet e fundit ngarkesa të tilla u pranuan nga Spanja, Franca e Belgjika, apo Turqia e Izraeli

Referuar, gjetjeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kjo deklaratë rezulton e pavërtetë. Sa i përketë 20 mijë tonëve mbetje të rrezikshme, janë zhdukuar pa destinacion, e për më tepër nuk dihet as origjina e tyre, për të cilat kompania Sokolaj pretendon se i ka marrë nga Kurum.

Nga konstatimet dhe shkeljet e kerkesave ligjore u konstatuan se:

1. Nuk disponon dokumenta transferimi per mbetjet jo te rrezikshme e marra

nga shoqeria Kurum Internacional sha.

2. Nuk dispononte dokumenta dorezimi per mbetjet e rrezikshme te marra nga shoqeria Kurum International sha.

Emisioni Plug u interesua pranë Ministrisë së Mjedisit, për të marrë në rrugë zyrtare rezultatet e këtij raporti, por përgjigja ishte konfirmim i dokumentit të publikuar nga Syri TV, por pa dhënë detaje shtesë për kontrollet në kompanitë e tjera. Në konfirmim të inspektimit me urdhër të ministres Mirela Kumbaro, Ministria e Mjedisit, jep edhe një tjetër detaj, që shton dyshimet për origjinën e 20 mijë tonë mbetjeve të rrezikshme. Nga inspektimi, rezultoi se kompania Kurum nuk kishte kontratë aktive për transferimin e mbetjeve të rrezkishme, ndaj dhe është gjobitur me 1. 5 milionë lekë gjobë, dhe pezullimin e aktivitetit të transferimit deri në lidhjen e një kontrate.

Date e inspektimit 28.09.2024 Vendim perfundimtar date 10.09.2024, mase administrative 1500000 leke dhe denim plotesues pezullim aktiviteti te trasnferimit te mbetjeve te rrezikshme deri ne lidhjen e kontrateve perkatese me  nje subjekt te licensuar per trajtimin/asgjesimin perfundimtar te tyre.

Kjo gjetje në Kompaninë Kurum, konfirmon se jo vetëm 816 tonët me destinacion Tajlandën, por edhe 20 mijë tonët e eksportuara nga Sokolaj, nuk mund të jenë marrë të Kurum, për sa kohë mes dy kompanive nuk ka një marrëveshje. Edhe kompania Kurum, në një deklaratë për mediat u shpreh se 816 tonët me mbetje të rrezikshme nuk janë të sajat.

Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë, nuk është eksportuar nga Kurum International. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco