Berisha: Edi Rama do të merret edhe me gjirizet, kanalizimet, ujësjellësat, vetëm se si e si të presë gjoba

19:41, 09/10/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po merr kompetencat e pushteteve lokale, duke shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm për të vendosur gjoba.

‘Edi Rama do të merret edhe me gjirizet, kanalizimet, ujësjellësat, vetëm se si e si të presë gjoba’, theksoi Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq, ky bastard i bllokut hoxhist tejkalon në disa aspekte etërit e tij mizor.

Si kurrë ndonjëherë në një vend tjetër, Edi Rama për të marrë rryshfetin, për të prerë 30 përqindëshin firmos sot çdo leje ndërtimi në Shqipëri.

Kjo është përdhosje e kushtetutës, e ligjeve. Garantoj qeveritë vendore, garantoj shqiptarët se kjo nuk do të ndodhë kurrë më.

Se qeveria vendore do të funksionojë mbi bazën e kushtetutës dhe Kartë Europiane të Autonomisë Lokale. 

Të dashur miq!

Vetëm 3 muaj më parë njoftoi se shkrihej Komiteti i Ujërave në Shqipëri, një autoritet rregullator i përbërë nga specialistë të fushës.

Krijohet Këshilli Kombëtar me në krye kreun e meduzës Edi Rama. Pra ky do të merret edhe me gjirizet, kanalizimet, ujësjellësat, se si e si të presë gjoba.

Por në botë nuk ka një kryeministër që të jetë kryetar i ujërave të vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco