Partia Demokratike kundërshton projektligjin e qeverisë për kërkimin shkencor. Në një konferencë për mediat, deputetja e PD, Ina Zhupa deklaroi se përmes këtij projektligji synohet politizimi i kërkimit shkencor, pasi në Këshillin Shkencor, qeveria do të përfaqësohet nga 16 anëtarë, mes tyre vetë kryeministri Rama dhe 7 ministra. Zhupa deklaroi se ligji zhduk autononominë universitare, financimi do të caktohet nga Edi Rama dhe do të zhduken gradat shkencore.
SYRI TV
Deputetja e PD Ina Zhupa kundërshtoi projekligjin për kërkimin shkencor i cili pasi është miratuar me vetëm votat e maxhorancës në komisionet parlamentare pritet t’i kalojë për votim kuvendit. Në një dalje për mediat, Zhupa deklaroi se projektligji është antikushtues që synon politizimin e kërkimit shkencor. Sipas Zhupës, qeveria do të përfaqësohet me 16 anëtarë në Këshillin Shkencor, mes tyre Edi Rama e 7 ministra, dhe se financimi i kërkimit do të caktohet nga vetë kreu i qeverisë.
Sipas Zhupës, ky projektligj zhduk edhe autonominë në universitete dhe heq gradat shkencore ndaj i bëri thirrje akademikëve, profesorëve apo stundentëve ta kundërshtojnë.
Zhupa njoftoi se PD do të paraqesë propozimet e saj për ligjin e Kërkimit Shkencor dhe do të kundërshtojë me çdo kusht, monopolizimin e tij tek qeveria.
© SYRI.net