Elton Kacidhja ka dhënë deklarime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “5D” që po hetohet nga prokurori Klodian Braho.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, në një përgjigje ndaj interesimit të Syri Tv, konfirmoi se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë, ndërsa theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Mësohet se, atij i është kërkuar që të paraqitet në SPAK me qëllim që ti merren deklarimeve në lidhje me hetimet që po bëhen në bashki.
Elton Kacidhja është thirrur herët në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, në mënyrë që të shmanget prania e medieve, por që nuk ja kanë dalë.

© SYRI.net