AvokatĂ«t e liderit tĂ« opozitĂ«s Sali Berisha dhe tĂ« dhĂ«ndrit tĂ« tij JamarbĂ«r Malltezi dorĂ«zuan tĂ« shtunĂ«n prapsimet nĂ« ProkurorinĂ« e Posaccme, sa i pĂ«rket materialit hetimor 500 faqe pĂ«r dosjen âPartizaniâ.
Mbrojtja ligjore e Malltezit ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale dhe se SPAK sipas saj ka bërë një hetim jo etik. Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme.
Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim.
Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre.
Materialet i janë dorëzuar me postë Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë për të caktuar gjyqtarin përmes shortit si dhe seancën paraprake.
Hetimet pĂ«r dosjen âPartizaniâ u mbyllĂ«n nĂ« datĂ« 25 shtator, ku SPAK komunikoi akuzat.
Â
© SYRI.net