Pafytyrësia e Lulit nuk njeh kufinj: Ia shiti vetë Ramës Reformën Territoriale, me bojkot, dhe del e quan dështim

Pafytyrësia e Lulit nuk njeh kufinj: Ia shiti vetë Ramës Reformën Territoriale, me bojkot, dhe del e quan dështim

13:14, 20/04/2024

Lulzim Basha është bërë jo vetëm personazh qesharak, por edhe i pacipë në gënjeshtrat e përditshme që nxjerr nga goja.

Basha, i cili e nxori logon e PD forcë ta 4 politike në të gjithë vendin në zgjedhjet e fundit locale, ka mbledhur sot një grusht këshilltarësh që arriti të marrë më 14, ku të gjithë punojnë në këshillat bashkiake si të zgjedhur të mazhorancës, e faktuar kjo në Korçë, Elbasan…etj dhe u ka folë për Refomën Tërritoriale, të cilën e ka quajtur dështim.

Por nëse kthehemi pak pas në kohë, pikërisht kjo reform është bashkëpunimi i parë i Bashës me Ramën e cila u pasua nga të tjera më pas.

Lulzim Basha në kohën kur ishte kryetar i PD, e nisi bojtokimin dhe shitjen e kauzave opozitare pikërisht me shitjen, lënien në tavolinë, Ramës të Reformës Terrioriale duke e bojkoptuar atë.

Reforma Territoriale është edhe pabesia e parë e madhe që Basha u bëri demokratëve duke i hapur rrugën Edi Ramës të çimentojë pushtetin e tij duke krijuar një hartë territoriale politike.

Më tej të gjithë e dinë që Basha nuk u mjaftua vetëm me kaq por bojkotoi edhe zgjedhjet lokale duke ia lënë Ramës 100% në tavolinë pushtetin si lokal ashtu edhe atë qëndror duke djegur mandatet.

Vetëm një njeri i pacipë politikisht dhe njerëzisht mund të dalë sot pas 10 vitesh dhe të broçkullisë për dështim të një refome të cilën ia shiti vetëm Ramës:

 “Banka Botërore e ka konstatuar publikisht dështimin total të Reformës Territoriale. Jo thjesht agjendën politike të kthimit të territorit dhe të menaxhimit të territorit në një shtojcë të manipulimeve elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme, por dështimin total me decentralizimin i cili në vend që të çonte më shumë kompetenca dhe pushtet tek bashkitë në funksion të qytetarëve, i ka bërë ato më jo transparente, më të bunkerizuara. Dhe siç e kemi parë në rastin e Bashkisë së Tiranës, dhe nuk është i vetmi rast, është më flagranti, i ka kthyer në grupe të strukturuara kriminale. Qytetarët e dinë dhe ne duhet ta themi me zë të lartë. Një grup i strukturuar si ai i bashkisë së Tiranës, rriti taksat dhe këto taksa i kanalizoi në xhepat e një grushti njerëzish që janë drejtorët e kryetarit të bashkisë. Me një filozofi të pastër vetshërbimi. Taksat i marrim nga qytetarët dhe në vend që t’i kthejmë tek qytetarët, i bëjmë pasuri tonat, i bëjnë hotele, i zhvasin dhe i depozitojnë në llogari bankare. Pra, një skemë e pastër mafioze”, ka thënë njeriu, këshilltarët e të cilit edhe sot e kësaj dite janë njëshë me këshilltarët e Ramës nëpër këshilla bashkiakë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco